INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AMA reagon për sulmin ndaj Klodiana Lala: E dënojmë aktin e rëndë, autorët të zbulohen nga drejtësia

AMA reagon për sulmin ndaj Klodiana Lala: E dënojmë aktin e rëndë, autorët të zbulohen nga drejtësia

Publikuar më: 17:49 30-08-2018

Një gazetare investigative është sulmuar ditën e sotme me breshëri automatiku. Sulmi ndodhi në shtëpin e prindërve të gaëetares Klonida Lala. Kjo ngjarje ka tronditur opinonin publik në Shqipëri duke ëgjuar një sër reagimesh. Së fundmi ka reaguar dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive.

"Autoriteti i Mediave Audiovizive dënon e forcë sulmin me armë dhe i bënë thirrje organeve kompetente të hetojnë dhe të zbardhin sa më përë këtë ngjarje të rëndë" shkruhet në njoftimin e AMA

Njoftimi i plotë

AMA solidarizohet me gazetaren e televizionit Neës 24 Znj. Klodiana Lala

Autoriteti i Mediave Audiovizive u njoh nga media me sulmin që i është bërë mëngjesin e ditës së sotme banesës së babait të gazetares të televizionit Neës 24 Znj. Klodiana Lala.

Fjala e lirë, intergriteti i profesionit të gazetarit janë në themel të një shoqërie demokratike.

Autoriteti i Mediave Audiovizive dënon me forcë sulmin me armë dhe i bën thirrje organeve kompetente të hetojnë dhe të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë.

Në radhë të parë si qytetare dhe në radhë të dytë si gazetare Znj. Lala dhe familja e saj nuk duhet të ndihen të kërcënuar.

AMA solidarizohet me Znj. Lala, mbron lirinë e shprehjes, median e pavaruar dhe gazetarët që ushtrojnë me guxim profesionin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0048668384552002