INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amadea demaskon Haris, publikon mesazhet e tij duke ngacmuar konkurrenten tjetër: Çfarë mund të presësh nga…

Amadea demaskon Haris, publikon mesazhet e tij duke ngacmuar konkurrenten tjetër: Çfarë mund të presësh nga…

Publikuar më: 17:27 01-12-2023

Lidhja mes Harisit dhe Amadeas ka marrë fund. Çifti që u njoh në “Love Island Albania” në Tv Klan dhe ndoqën një rrugëtim të gjatë dashurie, tashmë ka ndarë rrugët. Me një postim në Instagram, Amadea thotë se e ka marrë vesh përmes lajmeve në portale përfundimin e raportit ndërsa më pas Haris e ka hequr nga rrjetet sociale.

Ajo ka theksuar se ndjenjat që nisën në vilën e dashurisë kanë qenë shumë reale nga ana e saj dhe ka besuar “në atë magji që kur doli nga aty ishte më shumë se sa e gënjeshtërt”.

Më pas Amadea shton se qëllimi i Haris ishte të fitonte garën dhe ka kuptuar se ishte “e përdorura”. Ajo thotë se është manipuluar prej tij. Në fund, Amadea i drejtohet Harisit duke i thënë se “veprimet e tij kanë vërtetuar çfarë fshihet pas ndjenjave e veprimeve false”.

Veç kësaj, Amadea ka publikuar një ‘screenshot’ që ia ka dërguar një tjetër konkurrente, Iris. Kjo e fundit ka marrë ngacmime nga Haris në rrjete sociale të cilat nuk ka hezituar t’ia dërgojë Amadeas.

“Shyqyr që u mbyll me kaq! Çfarë mund të presësh nga dikush që bën gjeste të tilla, hera e fundit që flas për Harisin. Bravo publikut që s’na e dha neve fitoren, e paska parë më mirë se mua situatën”, shkruan Amadea.

-640-0-58454488-85c4-42e2-8d4b-6899327e5873-1701415365.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0039820671081543