Ndërsa George Clooney e kishte shprehur hapur preferencën e tij për Hillary Clinton, gjysma e tij më e mirë kishte zgjedhur të ishte e rezervuar.
Kjo derisa avokatja për të Drejtat e Njeriut vendosi se kishte ardhur moment të fliste. Në një intervistë për BBC, ajo ka kritikuar ashpër kandidatin Republikan për President të SHBA-së, Donald Trump. Krahas vërejtjeve për qëndrimin e tij , ajo ka parashikuar madje edhe ditën kur ai do të sfidohet nga një femër.
“Kur dëgjon se çfarë thotë kandidati Republikan për ndërtim muresh, përzënie të meksikanëve apo ndalim të të gjithë muslimanëve drejt Amerikës, atëherë e kupton se mundësia që një kandidat i tillë të fitojë është shumë e vogël”ka thënë Clooney për të vazhduar: “ Ai vijon të thotë se ata duan vetëm xhihadin dhe se nuk e duan mënyrën si jetojmë ne apo nuk e respektojnë sistemin tonë. Por a mundet që 1.5 bilionë njerëz në botë t’i përcaktojë ai përshkrim? A mundet që edhe myslimanët që janë nënshtetas amerikanë apo anëtarë të ushtrisë amerikane të jenë të gjithë ekstremistë apo të dhunshëm?”. Megjithatë Clooney beson se e mira do ta mundë të keqen. “Nëse në fund të gjithë kësaj, ai mundet nga personi që do të ishte edhe presidentja e parë femër e SHBA-së, atëherë mendoj se kjo do të jepte një mesazh pozitiv në elektorat për mënyrën se si duhen parë realisht gjërat” ka thënë 38 vjeçarja në deklaratën e saj të parë për këtë çështje.