INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Amazon' krijon byrzylykë elektronikë për të kontrolluar punonjësit, Italianët kundër

'Amazon' krijon byrzylykë elektronikë për të kontrolluar punonjësit, Italianët kundër

Publikuar më: 13:12 02-02-2018

Kompania amerikane “Amazon” ka parashikuar të lancoj në Itali përdorimin e byrzylykëve elektronikë për të monitoruar lëvizjet e punëtorëve dhe gjithashtu prodhimtarinë e tyre gjatë punës.

Ky lajm ka ngjallur një seri reagimesh kundërshtuese nga pala politike të cilët kanë kundërshtuar këtë projekt të Amazon.

Presidenti i Këshillit Italian Paolo Gentiloni dhe ministri i Punëve Giuliano Poletti janë dy nga personazhet politike që kanë kundërshtuar lancimin e një instrumenti të tillë monitorues në sektorin e punës në Itali.

“Sfida është arritja e një pune cilësore jo e një pune më byrzylykë”, është shprehur presidenti i Këshillit Gentilioni, i mbështetur nga ministri Poletti, i cili ka përmendur ligjin mbi instrumentet e kontrollimit në distancë dhe një pajisje e tillë do të ishte diçka anti-ligjore.

Article Logic
Execution time: 0.0021040439605713