INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada Amerikane jep lajmin e mirë për shqiptarët: ‘’Do t’iu ndihmojmë të hapen negociatat...’’

Ambasada Amerikane jep lajmin e mirë për shqiptarët: ‘’Do t’iu ndihmojmë të hapen negociatat...’’

Publikuar më: 18:42 30-05-2019

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Tiranë ka reaguar pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Ambasada shprehet se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara të punojnë për integrimin e vendit tonë në BE, si dhe për zbatimin e reformave.

“Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore”, shkruan Ambasada e SHBA

 

Article Logic
Execution time: 0.0033419132232666