Ambasada Amerikane me anë të një njoftimi u ka kërkuar qytetarëve të bëjnë KUJDES dhe mos bien pre e mashtrimeve në lidhje me punësimin në Alaskë.
“Një program i tillë punësimi NUK ekziston!”, shkruhet në faqen zyrtare duke parlajmëruar qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve dhe që për çdo gjë që kontaktojnë me ambasadën.
Njoftimi:
Nuk më besohet që moti është ngrohur kaq shumë që tani në prill! Pothuajse më bën të shkoj me pushime në ndonjë vend më të freskët….. ndoshta në Alaskë? Siç do ta shikoni në ngjarjen e mëposhtme, ne marrim shumë kërkesa në lidhje me vizat e punësimit për në Alaskë; në fakt, një program i tillë punësimi NUK ekziston!
Kini parasysh: Ambasada Amerikane nuk përkrah dhe nuk mbështet në asnjë lloj mënyre personat që merren me plotësime aplikimesh për vizë, apo noterët ose grupe njerëzish që pretendojnë se japin këshillime mbi vizat.
Mos u bëni viktimë e mashtrimit – ju lutemi të kontaktoni me ne për informacion mbi rregullat e sakta dhe më të fundit mbi vizat. Dhe si gjithmonë, jeni të mirëpritur të më dërgoni pyetjet tuaja përgjatë javës!”