Ambasada Amerikane në Shqipëri ditën e sotme ka bërë një njoftim të rëndësishëm në rrjetet sociale për qytetarët që aplikojnë për lotarinë amerikane.
Ambasada bën thirrje çdo qytetari që të mos mashtrohet, pasi përzgjedhja e emrave bëhet ne SHBA dhe në mënyrë krejt të rastësishme.
“A e dinit se përzgjedhja për Lotarinë Amerikane bëhet në Shtetet e Bashkuara dhe është krejtësisht e rastësishme?
Kjo do të thotë se askush në Shqipëri nuk mund t’ju garantojë juve se do të përzgjidheni për këtë program.
Kujdes nga mashtrimet! Aplikimi për Lotarinë Amerikane është pa pagesë”.