Ambasada Amerikane në Tiranë vendos të reagojë për zgjedhjet vendore pas raportit paraprak të OSBE - ODIHR-it.
SHBA duket se do presë ende për të folur mbi zgjedhjet pasi siç shkuhet në njoftim, mirëpret raportin përfundimtar të ODIHR, po ca fjalë i thotë. Sipas Ambasadës së SHBA-së qytetarët nuk patën mundësinë të zgjidhnin mes disa kandidatëve politikë.
'Ne pranojmë, ashtu siç e vuri në dukje edhe misioni i ODIHR-it, se ngërçi dhe polarizimi politik kontribuan për zgjedhje në të cilat votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë. Pavarësisht pengesave, populli shqiptar qoftë ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata që abstenuan ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore dhe ne i përgëzojmë për këtë', shkruhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së.
Ambasada thekson gjithashtu se kush dëshiron të sfidojë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presë Gjykatën Kushtetuese, e cila do të ngrihet së shpejti.
'Në këtë çast, ne iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të respektojnë shtetin ligjor dhe të punojnë brenda institucioneve ngritura për të përcaktuar rrugën përpara për demokracinë shqiptare, përfshi përparimin me reformat e rëndësishme zgjedhore të rekomanduara nga ODIHR. Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vettingu. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara janë në krah të popullit shqiptar si një vend partner, një mik dhe një aleat. Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët', mbyllet reagimi i ambasadës.