INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada Amerikane në Mal të Zi u sulmua nga një shtetas serb

Ambasada Amerikane në Mal të Zi u sulmua nga një shtetas serb

Publikuar më: 13:17 22-02-2018

Policia malazeze dyshon se njeriu që sulmoi Ambasadën Amerikane në Podgoricë ishte Dalibor Jaukoviç, një shtetas serb. E përditshmja malazeze “Vijesti” shkruan se autori i kësaj ngjarje është Jaukoviç, një banor i Podgoricës, i lindur në Kraljevo, një qytet në Serbi. Duke gjykuar nga postimet e tij në Facebook, ai kundërshtoi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Po kështu mediet kanë mësuar se ai ka publikuar gjithashtu "një dekoratë që daton në 1999, me nënshkrimin e Sllobodan Millosheviçit". Jaukoviç anëtar i Ushtrisë Jugosllave (VJ), u dekorua për "angazhim të jashtëzakonshëm në kryerjen e detyrave, në mbrojtjen dhe sigurinë e atdheut". Mediat serbe kanë publikuar gjithashtu lajmin. Në orët e para të ditës së enjte shtetasi serb hodhi një granatë dore në ambasadën amerikane në Podgoricë të Malit të Zi, para se të hidhte veten në erë përpara ndërtesës. Policia malazeze konfirmoi se ishte përdorur një granatë dore e quajtur "kashikara" (M-75).. Ambasada Amerikane tha në një deklaratë për shtyp se sulmi ndodhi rreth mesnatës dhe se stafi i saj po bashkëpunonte me policinë për identifikimin e sulmuesit. Ndërtesa nuk është dëmtuar. Prokurori i lartë i shtetit malazez tha se “Prokuroria e Shtetit Special ishte informuar për detajet e sulmit”.

Article Logic
Execution time: 0.0046820640563965