INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada Amerikane: Protestën e organizon PD-ja. AKIP: Korigjoni deklaratën, protestën e organizojmë ne

Ambasada Amerikane: Protestën e organizon PD-ja. AKIP: Korigjoni deklaratën, protestën e organizojmë ne

Publikuar më: 10:45 01-10-2016

Në një njoftim të Mabsadës Amrikanë në Tiranë, thuhej se protesta kundër mbetjeve po organizohet nga partia opozitare, PD. Por menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar AKIP (Alenaca kundër Importit të plehrave) të cilët i kujtojnë edhe njëherë zyrtarëve amerikanë se kjo protestën e sotme e organizon vetë AKIP. Gjithashtu ata i kërkopjnë AMbasadës që të korigjojë menjëherë tekstin e deklaratës.

“Sqarim! Lidhur me njoftimin zyrtar të Ambasadës Amerikane për marshim-protestën e ditës së nesërme kundër importit të plehrave, i bëjmë me dije Ambasadës Amerikane se autorësia e kësaj proteste i takon Aleancës Kundër Importit të Plehrave, AKIP, që është një grupim vullnetarësh qytetare dhe ojf-sh. Leja për protestën e nesërme është dërgur nga AKIP. I kërkojmë menjëherë Ambasadës Amerikane të korrigjojë menjeherë tekstin pasi sipas njoftimit të saj, kjo protestë organizohet nga opozita. Ju faleminderit, AKIP”, thuhet në reagimin e aktivistëve.

Article Logic
Execution time: 0.0041120052337646