Ambasada amerikane në Tiranë postoi sot foton e një pulle postare të nxjerrë në Shqipëri, rreth vitit 1922. Ajo është nxjerrë 9 vjet pas emetimit të pullës së parë të postës shqiptare. Ja se ku ndodhet sot kjo pullë poste me histori 96-vjeçare.
“Keni interes për pullat? E dini që Shtetet e Bashkuara kanë një Muze Kombëtar Postar? Është një nga 19 muzetë e Institutit Smithsonian dhe galeritë e artit në Washington dhe New York”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane. Në 5 maj 2017 pulla postare shqiptare mbushi plot 104-vjet. Aktualisht katalogu i pullave postare shqiptare numëron mbi 3640 pamje të ndryshme pullash.