INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada amerikane refuzon ta komentojë takimin Thaçi-Vuçiç

Ambasada amerikane refuzon ta komentojë takimin Thaçi-Vuçiç

Publikuar më: 10:32 17-11-2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin dialogun Kosovë-Serbi, por për këtë kërkon që të ketë një konsensus nacional për të arritur përparim. Ndërsa, nuk e komentojnë takimin mes presidentit Hashim Thaçi dhe liderit rus, Vladimir Putin. Ambasada Amerikane në Kosovë në një përgjigje elektronike që kanë dhënë për KosovaPress komentojnë dialogun Kosovë-Serbi. Por, nga kjo ambasadë nuk kanë komentuar në lidhje me takimin që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me atë rus Vlladimir Putin e as për takimet tjera të presidentit të Kosovës në kryeqytetin francez javën e kaluar. “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin dialogun si mjet për të arritur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e që është thelbësore për të ardhmen e Kosovës. Udhëheqësja politike, pa marrë parasysh partinë, duhet të gjejë bazë të përbashkët lidhur me synimet e Kosovës dhe të ndjekë një rrugë përpara, e cila pasqyron interesat e gjithë njerëzve të saj. Kosova ka nevojë të jashtëzakonshme dhe urgjente që udhëheqësit e saj të kenë këtë frymë të bashkëpunimit për të arritur përparim. Ambasada nuk mund të komentojë lidhur me cilat do diskutime që kanë ndodhur në Paris”, thuhet në përgjigjen e ambasadës. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin dialogun Kosovë-Serbi, por për këtë kërkon që të ketë një konsensus nacional për të arritur përparim. Ndërsa, nuk e komentojnë takimin mes presidentit Hashim Thaçi dhe liderit rus, Vladimir Putin.

Ambasada Amerikane në Kosovë në një përgjigje elektronike që kanë dhënë për KosovaPress komentojnë dialogun Kosovë-Serbi.

Por, nga kjo ambasadë nuk kanë komentuar në lidhje me takimin që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me atë rus Vlladimir Putin e as për takimet tjera të presidentit të Kosovës në kryeqytetin francez javën e kaluar.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin dialogun si mjet për të arritur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e që është thelbësore për të ardhmen e Kosovës. Udhëheqësia politike, pa marrë parasysh partinë, duhet të gjejë bazë të përbashkët lidhur me synimet e Kosovës dhe të ndjekë një rrugë përpara, e cila pasqyron interesat e gjithë njerëzve të saj. Kosova ka nevojë të jashtëzakonshme dhe urgjente që udhëheqësit e saj të kenë këtë frymë të bashkëpunimit për të arritur përparim. Ambasada nuk mund të komentojë lidhur me cilat do diskutime që kanë ndodhur në Paris”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

    Article Logic
    Execution time: 0.0039269924163818