Ambasada amerikane nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social Facebook, tregon se sot mbushen 3 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi.
Me anë të një videoje, ambasada e SHBA shprehet se reforma në drejtësi do të bëjë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit.