Mesa duket ambasada amerikane ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët e saj me rastin e përkeqësimit të kushteve atmosferike.
“Ministria e Arsimit njofton se mësimi është pezulluar në të gjitha shkollat e vendit për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Autostrada Tiranë- Durrës është e mbyllur. Ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete si Shkodër, Durrës, Vlorë dhe Sarandë”, thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-ve drejtuar shtetasve amerikanë.
Më tej në mesazh thuhet se rreshjet mund të vijojnë edhe ditët e ardhshme duke shkaktuar përmbytjen e shumë akseve rrugore.
“Ambasada amerikane i bën thirrje qytetarëve të saj të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa përmbytjet të kalojnë. Gjithashtu Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të ndjekin kanalet mediatike për t’u informuar rreth rrugëve të mbyllura, evakuuimeve dhe rrëshqitjeve të mundshme të dheut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.