INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada Austriake, detaje për koncertin e 2 Janarit dhe Asamblin Filarmonik

Ambasada Austriake, detaje për koncertin e 2 Janarit dhe Asamblin Filarmonik

Publikuar më: 17:30 20-12-2016

Ambasada Austriake në Shqipëri ka dhënë disa detaje rreth koncerit që 36 artistë të Asamblit Filarmonik të Vjenës do të mbajnë në datën 2 Janar , në Tiranë. Ky grup përbëhet nga anëtarë të Ansamblit Filarmonik të Vjenës“, anëtarë dhe ish- anëtarë të Filarmonisë së Vjenës, si dhe nga muzikantë të tjerë austriakë. Ansambli Filarmonik i Vjenës“ është themeluar në vitin 2013 me iniciativë të Shkëlzen Dolit, anëtar i Filarmonisë së Vjenës. Koncerti i organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me AGE Art Production ka gjetur mbështetjen e disa kompanive austriake dhe shqiptare, si dhe të Ambasadës Austriake në Tiranë. Amdasada Austriake bënë gjithashtu me dije se interesi për biletatë ka qenë i madh e se një pjesë e të interesuarëve nuk kanë arritur ta sigurojnë. Një pjesë e biletave për këtë concert iu dedikua grupeve me aftësi të kufizuara dhe studentëve të ekselencës.. Organizatorët bëjnë me dije se një pjesë e të ardhurave të mbledhura nga shitja e biletave do të shkojë për bamirësi, konkretisht për Fshatin SOS në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667