INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada e SHBA dënon dhunën në protestën para parlamentit

Ambasada e SHBA dënon dhunën në protestën para parlamentit

Publikuar më: 18:27 18-12-2017

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, nëpërmjet një reagimi ka thënë se mbështesin të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila ka dënuar me forcë dhunën në protestën e sotme në Tiranë. Në qëndrimin zyrtar të ambasadës amerikane shprehimisht thuhet se “Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi. Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”, përfundon kështu deklarata e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

e73c8445-1e13-46f4-b9dc-b72a9b6d0029_-_Copy.jpgambasada-amerikane.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003544807434082