Pas përplasjes së dy ditëve më parë, ambasada e SHBA-së mëngjesin e sotëm iu ka bërë thirrje shqiptarëve, anëtarëve të shoqërisë civile që të aplikojnë për tu bërë pjesë e institucioneve për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.
“U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve patriotë, të kualifikuar, që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Vettingut”, thuhet në thirrjen e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.