INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Bëni kujdes më 21 korrik [FOTO]

Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Bëni kujdes më 21 korrik [FOTO]

Publikuar më: 17:58 19-07-2016

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët e saj që të tregohen të kujdesshmë më 21 korrik kur në Kuvendin e Shqipërisë është parashikuar të votohet për reformën në drejtësi.

“Ambasada nuk është në dijeni të një kërcënimi specifik ndaj qytetarëve amerikanë. Gjithsesi, qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilent dhe të shmangin çdo demonstratë që mund të zhvillohet gjatë dhe pas votimit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ditën e enjte më 21 korrik Kuvendi i Shqipërisë do të votojë për të miratuar ose jo reformën më të rëndësishme të dekadës së fundit, atë të drejtësisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024640560150146