INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Rrezik nga sulmet terroriste për Pashkë

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Rrezik nga sulmet terroriste për Pashkë

Publikuar më: 14:43 29-03-2018

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka paralajmëruar qytetarët amerikan për rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë gjatë festave katolike dhe ortodokse.

Në njoftim thuhet se qytetarët amerikan duhet të tregojnë kujdes për shkak se ekstremistët përqendrohen në vendet turistike.

“Departamenti i Shtetit dëshiron të paralajmërojë qytetarët amerikanë për rrezikun e shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë, veçanërisht gjatë stinëve të festave. Qytetarët amerikanë duhet të tregojnë kujdes në festimet e festës dhe në ngjarjet rreth festimeve katolike dhe ortodokse të Pashkëve”.

“Ekstremistët vazhdojnë të përqendrohen në vendet turistike, qendrat tregtare, bare [kafene], shtëpitë e adhurimit dhe objektivat e tjera. Ju lutemi të ushtroni vigjilencë shtesë në këto vende dhe vende të ngjashme”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Më tej kjo ambasadë ka dhënë disa udhëzime lidhur me kujdesin që duhet të kenë qytetarët në këto ngjare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038630962371826