Së fundmi është publikuar lajmi se kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos , i është mohuar viza për të lëvizur drejt Shteteve të Bashkuar të Amerikës.
E drejta e lëvizjes drejt SHBA-ve, sipas lajmeve, i është ndaluar nga ambasada amerikane në Shqipëri. Por, sipas kryebashkiakut të Durrësit një lajm i tillë nuk ekziston. Ai është shprehur se një ngjarje e tillë nuk është aspak e vërtetë, të gjithë ata që kanë thënë diçka të tillë e kanë bërë thjesht për të hedhur baltë në imazhin e tij.
Kryebashkiaku u shpreh për gazetën, Bulevard, “ Unë nuk kam asnjë problem për të shkuar në Amerikë”, është shprehur Dako