Ambasada Amerikane ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për studentët shqiptarë që vazhdojnë studimet e tyre në Amerikë.
Sipas njoftimit nëse një studenti i ka skaduar viza, nuk është e nevojshme që të vij ë në Shqipëri për ta rinovuar për sa kohë që e vazhdon shkollën pa një ditë mungese.
“Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar”, njofton ambasada me një shënim në faqen e saj në FB.