INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada holandeze reagon për krizën politike: Të gjitha partitë të hynë në zgjedhje

Ambasada holandeze reagon për krizën politike: Të gjitha partitë të hynë në zgjedhje

Publikuar më: 19:15 04-05-2017

Ambasada Holandeze ka reaguar pak minuta më parë në lidhje krizën politike në vend. Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Ambasada Holandeze bën thirrje për dialog politik në zgjidhje të krizës, si dhe u dërgon mesazh liderëve që të mbajnë përgjegjësitë e tyre.

Zgjedhjet pa opozitën do të ishin për të ardhur keq. Palët duhet të angazhohen për dialog dhe të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Liderët duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre për stabilitetin në Shqipëri. Keqardhje nëse opozita nuk hyn në zgjedhje.

Njoftimi i ambasadës së Holandës:

Pas konsultimeve me ambasadën e ShBA dhe ambasadën e delegacionit të BE, Holanda i bën thirrje të gjitha forcave politike të vazhdojnë të angazhohen në një dialog për t’u siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen e të gjithë palëve politike.

Të gjithë liderët politikë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për stabilitetin e vendit.

Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje me ofertë të gjerë politike. Edhe pse zgjedhjet pa opozitën do të ishin për të ardhur keq, ato do të vlerësohen sipas meritave të tyre bazuar në standardet ndërkombëtare.

Duke marrë parasysh reformën në drejtësi të mbështetur nga 90% e qytetarëve shqiptarë dhe ndryshimet kushtetuese të bëra me konsensus në korrik 2016, ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE presin progres real në përmbushjen e 5 prioriteteve për hapjen e negociatave. Kjo duhet të përfshijë rezultate të besueshme në luftën kundër drogës dhe dekriminalizimit të politikës.

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666