INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadorët e BE-së nuk përmendin ndryshimin e formatit të dialogut

Ambasadorët e BE-së nuk përmendin ndryshimin e formatit të dialogut

Publikuar më: 14:21 07-06-2018
Ministrja për Integrim e Serbisë, Jadranka Joksimoviç pas takimit me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Bruksel, tha se askush nuk ka përmendur përfshirjen apo ndryshimin e dialogut  Kosovë - Serbi.
Gjatë takimit me ambasadorët, ajo paraqiti argumentet e Serbisë rreth rolit në marrëveshjet e Brukselit, mënyrën e arritjes dhe zbatimit të tyre.
 
"Nuk ka pasur ndërhyrje në lidhje me përfshirjen e drejtpërdrejtë apo ndryshimin e formatit. Procesi në vetvete është i komplikuar dhe ka shumë vështirësi dhe pasiguri, por ka kuptim dhe perceptim se Beogradi është ai që ka detyrimet e veta në mënyrën që ka nënshkruar dhe përmbushur, ndërsa të tjerët nuk janë"-ka thënë ministrja serbe.
 
Joksimoviç theksoi gjithashtu  se Serbia tani pret të shohë rezultatet për statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, afati për të cilin kalon pas tre muajsh.
 
 
dialogu.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0039949417114258