INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadorët i tërheqin vëmendjen Ramës: Cakaj nuk ka cilësitë e nevojshme profesionale

Ambasadorët i tërheqin vëmendjen Ramës: Cakaj nuk ka cilësitë e nevojshme profesionale

Publikuar më: 17:46 11-01-2019

Edhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me emërimin e Cakajt ministër të Jashtëm, cështje që ka shkaktuar përplasje mes Ramës dhe Metës.
Në një deklaratë për mediat ambasadorët i tërheqin vëmendjen Kryeministrit Rama ta rivlerësojë kandidaturën e ministrit në fjalë, duke mbajtur më mirë parasysh interesin publik dhe kombëtar.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se është krejtësisht në të drejtën politike dhe kushtetuese të Kryeministrit të bëjë ndryshime në qeveri, në përputhje me vlerësimet që ai ka lidhur me arritjet apo dobësitë e njërit apo tjetrit nga ministrat. Por Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tërheq vëmendjen me shqetësim te fakti se Kryeministri nuk ka kryer detyrimin e tij kushtetues për të bërë transparencën mbi arsyet që e kanë shtyrë atë të shkarkojë posaçërisht ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme. Nevoja për një transparencë të tillë buron nga roli specifik që ka institucioni i ministrit të jashtëm në përmbushjen e objektivave strategjike të shtetit shqiptar në këtë periudhë “ thuhet në njoftim.

Më tej ata shprehen se 2019 do të jetë një vit i ngarkuar për diplomacinë shqiptare dhe theksojnë se Cakaj nuk ka cilësitë e nevojshme për të mbajtur barrën e një detyre me rëndësi kombëtare.

“ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren se kandidatura e përzgjedhur nga Kryeministri Rama për të emëruar Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Zoti Gent Cakaj, ka ngjallur një shqetësim të madh në një pjesë të gjerë të opinionit publik, përfshirë edhe shumicën e anëtarëve të këtij Këshilli. Ky lloj kontestimi, i pashembullt për asnjë nga ministrat e jashtëm të Republikës së Shqipërisë gjatë këtyre 29 vjetëve demokraci, mbështetet në perceptimin publik të personalitetit të Zotit Caka si pa cilësitë e nevojshme profesionale për të mbajtur barrën e një detyre të tillë më rëndësi kombëtare. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i tërheq vëmendjen Kryeministrit Rama ta rivlerësojë kandidaturën e ministrit në fjalë, duke mbajtur më mirë parasysh interesin publik dhe kombëtar” përfundon njoftimi.

Article Logic
Execution time: 0.0027091503143311