INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadorët Lu dhe Vlahutin ulen me grupin e PS

Ambasadorët Lu dhe Vlahutin ulen me grupin e PS

Publikuar më: 15:06 10-05-2016

Dy ambasadorët ai i SHBA, Lu dhe ajo e BE, Vahutin siç dhe është lajmëruar ditë më parë u ulën në tryezë mesditën e së martës me grupin e parë parlamentar atë të Partisë Socialiste. Fokusi i mbledhjes ka të bëjë me Reformën në Drejtësi. E veç ambasadorëve në mbledhje marrin pjesë edhe dy ekspertë të OPDAT.
Gjatë diskutimeve Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, tha se Partia Socialiste është e angazhuar për miratimin e saj brenda afatit.
Ndërsa kryeministri Edi Rama e tha qartë se Shqipëria nuk mund të mbijetojë pa Bashkimin Europian dhe se grupi parlamentar i PS mbështet projektin kushtetues të ekspertëve të EURALIUS e OPDAT.  
 
Mësohet se ambasadorët kanë përsëritur se Reforma në Drejtësi është një moment kyç për integrimin e vendit në BE.

Article Logic
Execution time: 0.002504825592041