INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ambasadorët “pushtojnë” vilën 30 [VIDEO]

Publikuar më: 16:52 17-03-2017

Vila 30 sot kishte më shumë se kurrë ambasadorë të vendeve të BE, por dhe aAmbasadorin Amerikan Donald Lu si dhe ai i OSBE Bern Boshard. Ambasadorët ishin thirrur në takim nga Kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Por ajo që ra në sy ishte mungesa e ambasadores së Bashkimit Evropian Romana Vllahutin. Takimi ka nisur shumë shpejt, në orën 09.00 të mëngjesit për të përfunduar rreth orës 11 të paradites. Pas takimit ambasadorët por dhe kryeministri Edi Rama kanë refuzuar të japin një prononcim për mediat. Por burime pranë këtij takimi bëjnë të ditur se teme e bisedimeve ka qënë situata politike në vend si dhe zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Takimi i kryeministrit me trupën diplomatike në vendin tonë vjen pas takimeve që kreu i Demokratëve ka zhvilluar për disa ditë me radhe me ta. 

Ndërsa nuk ka dhënë asnjë mesazh publik mbi atë që u diskutua në takimin me ambasadorët, Kryeministri Rama i ka kushtuar një status në facebook raportit të DASH mbi çështjen e narkotrafikut në vend.
Edi rama: “Raporti i Departamentit të Shtetit provon sa shumë është bërë në luftën kundër kanabisit? Shumë mbetet për t'u bërë dhe do të bëhet se s'bën”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0053420066833496