INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori Borchardt jep një këshillë për policinë gjatë zgjedhjeve

Ambasadori Borchardt jep një këshillë për policinë gjatë zgjedhjeve

Publikuar më: 09:29 20-03-2017

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë gjatë një konference për trajnimin e policisë në zgjedhje ka porositur policinë e shtetit që të ketë një rol të paanshëm në zgjedhjet e qershorit. Ambasadori Bernd Borchardt u tha atyre që roli i tyre në mbarvajtjen e këtij procesi është shumë i rëndësishëm.
Ai këshilloi që ata gjithashtu duhet të luftojë krimin e organizuar, e sidomos luftën ndaj kanabisit.
“Do njiheni shpejt me detyrat e veçanta dhe të ruani standartet e larta që keni ruajtur edhe më përpara. Janë të rëndësishme këto zgjedhje, duhet të bëni detyrat tuaja kundër krimit të organizuar, sidomos kundër kanabisit. Besoj se policia do të jetë e paanshme në këto zgjedhje. Kam besim se policia do veprojë me profesionalizëm. Prezenca OSBE-së do vazhdojë të jetë prezente gjatë gjithë kohës”, tha ambasadori Borchardt.
Më pas fjalën e mori kreu i KQZ-së, Denar Biba i cili tha se sa më pak të duket prezenca e policisë në zgjedhje, aq më mirë do të thotë se po shkon proçesi.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557