INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori britanik ju bën thirrje protestuesve: Protestoni paqësisht, dhuna...

Ambasadori britanik ju bën thirrje protestuesve: Protestoni paqësisht, dhuna...

Publikuar më: 14:17 16-03-2019

Ambasadori britanik në Tiranë Duncan Norman ka bërë thirrje për një protestë paqësore.

Në një postim në “Twitter”, Norman thotë se e drejta e protestës duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe se dhuna minon demokracinë. Ai bën thirrje për respektim të institucioneve.

“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj të protestës. Megjithatë kjo e drejtë duhet ushtruar në mënyrë paqësore. Dhuna minon demokracinë. Iu bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë përmbajtje. Të respektojnë institucionet demokratike dhe parimet e një proteste paqësore”, shkruan Norman.

 duccsss.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0034010410308838