Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ambasadori i SHBA Donald Lu vizituan minuta më parë sallën operative në QBO të Forcave të Armatosura ku u njohën me situatën aktuale pas përkeqësimit të motit në vend.
Ambasadori amerikan Lu vlerësoi punën dhe angazhimin e deri tanishëm të Forcave të Armatosura dhe shprehu solidaritet dhe mbështetje për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA për kapërcimin me sukses të situatës së ditëve të fundit.
Salla operative në QBO funksionon me shërbim 24/24 dhe koordinon të gjitha angazhimet e Forca të Armatosura në terren në situata emergjencash.
Gjatë natës puna për menaxhimin e situatës në këtë sallë u ndoq nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Aktualisht FA kanë të angazhuar në terren 450 efektivë për evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjen në argjinaturarën e lumenjve.