INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori Donald Lu optimist nga Rrësheni: ‘Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE’

Ambasadori Donald Lu optimist nga Rrësheni: ‘Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE’

Publikuar më: 09:58 06-03-2018

Ambasadori amerikan Donald Lu së fundmi ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Rrëshenit, ku ka bashkëbiseduar me disa nxënës të një prej shkollave të mesme të qytetit.

Njoftimin e ka dhënë Ambasada Amerika në vendin tonë përmes një postimi në facebook.

Donald Lu është shprehur optimist për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në bashkëbisedim me nxënësit, teksa ka theksuar se beson se Shqipëria do të hyjë në BE së shpejti.

Gjithashtu ambasadori amerikan u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që të jenë gati dhe të përgatiten për të udhëhequr vendin drejt të ardhmes.

"Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE dhe do të doja që secili prej jush të udhëhiqte Shqipërinë drejt së ardhmes. Ju jeni të rinj, plot energji, me mendje të hapur dhe ju e doni vendin tuaj”- është shprehur ambasadori amerikan në takimin me nxënësit e gjimnazit të Rrëshenit.

srt5_45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499