INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori francez në Kosovë: “Haradinaj po gjykohet për akuza të reja”

Ambasadori francez në Kosovë: “Haradinaj po gjykohet për akuza të reja”

Publikuar më: 15:46 22-04-2017

Ambasadori i Repilublikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka bërë me dije se Ramush Haradinaj po mbahet ende në France dhe po gjykohet për disa akuza të reja të ardhura nga Serbia.

I ndodhur në "Kolegjin AAB" Prishtinë duke mbajtur një fjalim me temë " Diplomacia Publike Franceze", ambasadori Chabert ka thënë :

“Fletëarrestet e lëshuara nga Serbia, Francës i duhet t’i shqyrtojë, pasi kemi të bëjmë me akuza të reja dhe jo akuzat për të cilat tashmë Haradinaj veç ishte përgjigjur dhe ka rezultuar i pafajshëm”

Diplomati francez foli lidhur me diplomacinë në Francë se si funksionon, për përgjegjësitë që kanë institucionet si dhe për Kosovën dhe mbështetjen që Franca i ka dhënë.

Article Logic
Execution time: 0.0034160614013672