3 ndeshjet e para të Kombëtares Shqiptare në Francë 2016 duket se kanë përcjellë mesazhe të rëndësishme. Jo vetëm kemi një ekip kombëtar dinjitoz për të qënë pjesë e kampinatit më të rëndësishëm Europian, por një tjetër risi kishte pjesmarrja jonë. Tifozeria e kuqezinjëve ka lënë shijën më të mirë në këtë europian, dhe kjo është evidentuar në mediat më të rëndësishme europian. Edhe Ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi tha nga Berati se francezët kanë ngelur të surprizuar nga tifozeria shqiptare.
Bernard Fitoussi:
“Francezët kanë ngelur shumë të surprizuar nga tifozeria shqiptare. Ishte shumë e ndryshme nga ajo se çfarë pamë disa ditë më parë. Të gjithë kanë parë tifozët shqiptar duke vallëzuar në rrugët e Marsejës. Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar në dy drejtime. E para ju jeni tifozeri fantastike dhe e dyta keni një ekip të mrekulleshëm”.