INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori Gent Gazheli: Asnjë shqiptar i lënduar nga tërmeti në Turqi

Ambasadori Gent Gazheli: Asnjë shqiptar i lënduar nga tërmeti në Turqi

Publikuar më: 10:43 21-07-2017

Asnjë shqiptar i lënduar nga tërmeti 6.7 ballë që preku Turqinë dhe disa ishull grek. E qe la pas dhjetëra të lënduar por dhe viktima. Lajmi konfirmohet për IN Tv nga ambasadori ynë në Turqi Gent gazheli, i cili në një lidhje telefonike qetëson të gjithë shqiptarët duke thënë se asnjë shtetas shqiptar nuk është lënduar nga tërmeti.
Ndërsa thekson se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke, gazheli fton të gjithë shtetasit shqiptar që për çdo shqetësim te kontaktojë me ambasadën tonë në Turqi.
Edhe ishujt grek janë prekur nga cunami, i cili u shkaktua nga tërmeti i fuqishëm që preku më së shumti qytetin Bodrum të Turqi. Edhe ambasadorja jonë në Athinë Adriana Hobdari konfirmon për IN Tv se nuk ka asnjë shqiptar të lënduar.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583