INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori gjerman: Dialogu dhe reforma janë thelbësore për afrimin e Shqipërisë me BE

Ambasadori gjerman: Dialogu dhe reforma janë thelbësore për afrimin e Shqipërisë me BE

Publikuar më: 17:21 25-09-2019

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf thotë se tryeza e parë për reformën zgjedhore është një hap në drejtimin e duhur.

Në një status në Facebook, diplomati gjerman përshëndeti uljen në një tryezë të qeverisë dhe opozitës brenda dhe jashtë parlamentit.

“Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithpërfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re. Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it. Kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor. Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj”, shprehet ambasadori.

Article Logic
Execution time: 0.003734827041626