INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori i BE Luigi Soreca kërkon Ministër të Brendshëm

Ambasadori i BE Luigi Soreca kërkon Ministër të Brendshëm

Publikuar më: 09:31 14-11-2018

Ambasadori i Bashkimit Europian është i qartë në kërkesën e tij për kreun e Ministrisë së Brendshme. Luigi Soreca, ishte i drejtpërdrejtë kur tha se Brukseli pret emërimin e Ministrit të Brendshëm.
Luigi Soreca:
“Ministri e Brendshme plotësisht funksionale do të thotë që Ministria duhet ë jetë e aftë të ketë titullarin e vet sa me shpejt. Ne presim që Ministri i Brendshëm të emërohet së shpejti dhe kjo është ajo që ne nënkuptojmë me ministri plotësisht funksionale”.
Ndërsa lidhur me debatin mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta për emrin e Sandër Lleshajt, i cili aktualisht po e drejton këtë ministri nga posti i zv/ministrit, Ambasadori Luigi Soreca ishte i drejtpërdrejte.
Luigi Soreca:
"Është e rëndësishme që të jenë brenda kufijve kushtetues dhe të vazhdojnë të punojnë sëbashku për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur”.
Por çfarë mendon BE lidhur me largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm? Luigi Soreca ka këtë përgjigje.
Luigi Soreca:
“Publikisht ai nuk i ka treguar arsyet. Sinqerisht që nuk e dimë arsyen e dorëheqjes së tij. Ka spekulime, por ky nuk besoj se është roli im. Roli im është që t’u them autoriteteve shqiptare që na nevojitet një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale.

 

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875