INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori i BE-së: Ku duhet të luftohet korrupsioni, mezi pres të takoj ministrin Lleshaj

Ambasadori i BE-së: Ku duhet të luftohet korrupsioni, mezi pres të takoj ministrin Lleshaj

Publikuar më: 13:07 10-01-2019

Bashkimi Europian i ka drejtuar sytë nga SPAK. Struktura e posaçme kundër korrupsionit do të realizojë atë që ndërkombëtarët me forcë kanë kërkuar prej vitesh, vënia pas hekurave e zyrtarëve të lartë të inkriminuar. E tillë është pritshmëria edhe e ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Ambasadori i BE vlerëson maksimalisht operacionin forca e ligjit, i iniciuar nga Fatmir Xhafaj, por rezultate të ngjashme kërkon edhe nga Lleshaj.

“Korrupsioni duhet luftuar në çdo nivel, edhe në nivel politik, prandaj ne presim që SPAK-u, pasi të krijohet, të nisë hetimet në çdo sektor të shoqërisë, përfshirë nivelin politik. Dhe ne presim që ky hetim të pasohet me ndjekje penale dhe dënime.Kjo është vendimtare. Pse është vendimtare? Sepse lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një përparësi kyçe për Shqipërinë dhe për Bashkimin Evropian. Dhe lufta lundër krimit të organizuar është po aq e rëndësishme sa dhe lufta kundër korrupsionit.

Dhe unë pres me padurim ta takoj sërish ministrin Lleshaj sa më parë për të diskutuar si ta vazhdojmë punën kundër krimit të organizuar”, deklaroi Soreca.

Article Logic
Execution time: 0.0025432109832764