Shqipëria është në “fundin e fillimit, jo fillimin e fundit” të hyrjes së saj në Bashkimin Evropian, kështu është shprehur për Euronews ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca.
Soreca iu referua Winston Churchill kur u pyet për rastin e Shqipërisë në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në BE.
Soreca tha se ka pasur shumë përparim, por ka fusha ku administrata shqiptare duhet të vazhdojë të punojë, të tilla si “lufta kundër korrupsionit”, krimi i organizuar dhe reforma zgjedhore.
Rreth 91% e popullsisë së shtetit të Ballkanit janë pro bashkimit, por kohët e fundit francezët dhe holandezët duket se po bllokojnë bisedimet e hyrjes.
Si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut shkruan Euronews kanë pasur çështje të sundimit të ligjit që kanë ngadalësuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit.
Pak ditë më parë Euronews intervistoi edhe kryeministrin Rama në rezidencën e tij në Dhërmi ku i pyetur për negociatat, shefi i qeverisë u shpreh i zhgënjyer për situatën për hapjen e negociatave. Madje duke theksuar
se nëse Maqedonia e Veriut nis procesin e anëtarësimit përpara Shqipërisë do të ishte e padrejtë dhe do të sillte destabilitet në rajon.