Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt ka vlerësuar rolin e policisë së shtetit në zgjedhjet e 2017. Gjatë aktivitetit 'Roli i Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor' ai theksoi se puna e efektivëve gjatë procesit zgjedhor të 2017 ishte e kënaqshme, ndërkohë që opozita e ka sulmuar. "Në zgjedhjet e 2017 puna e Policisë së Shtetit ishte e kënaqshme. Kam besim se policia do të jetë e panashme. Prezenca e OSBE do të vijojë që të jetë një partner strategjik. Kam besimin se policia e shtetit do të jetë asnjanës në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe do të sillet me profesionalizëm dhe dinjitet", deklaroi ambasadori i OSBE-së.