Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo ka vizituar ditën e sotme çadrën e protestuesve para Kryeministrisë. Cutillo qëndroi për disa minuta me protestuesit dhe u shprehu atyre mbështetjen dhe kështu ai bëhet ambasadori i parë i vendeve të BE-së që mbështet në një farë mënyrë protestën e opozitës. Ai u prit edhe nga Bylykbashi i PD-se, i cili tha se vizita e Cutillo-s ishte rastësore.
“Cutillo u interesua për gjendjen e protestuesve. Atij i bëri përshtypje protesta paqësore e organizuar nga opozita. Gjatë bisedës me të ne i bëmë me dije kushtet tona për të hyrë në parlament dhe në zgjedhjet e 18 qershorit,” tha Bylykbashi.