Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mblodhi politikanët shqiptarë mbrëmjen e djeshme në një darkë të organizuar për “Mëngjesi i Lutjeve”.
Takimi është shoqëruar me këngë dhe valle ku ambienti është kthyer në një pistë kërcimi për politikanët.
Mes tyre shihet i pranishëm dhe ambasadori amerikane Donald Lu ku bashkë me Ilir Metën kërcejnë nën muzikën 'Baftjari'.
Kujtojmë që dje u mbajt protesta e opozitës, protestë e cila u shoqërua dhe me shumë incidente, fakt që nuk i ka penguar politikanët shqiptarë të festojnë dhe gëzojnë në këtë aktivitet.