INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori Lu falënderon ministren Kodheli për punën e bërë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

Ambasadori Lu falënderon ministren Kodheli për punën e bërë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

Publikuar më: 16:55 29-08-2017

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka vlerësuar punën dhe bashkëpunimin katër vjeçar që ka pasur me Ministren në ikje e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Kjo e fundit ka marrë një letër falenderimi nga Ambasadori Lu. Lu thotë se nën lidershipin e zonjës Kodheli është shënuar progres jo vetëm në bashkëpunimin ushtarak, por edhe në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA.  Ministrja Kodheli e cila lë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes me 9 shtator do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Olta Xhaçka.

Letra e plotë
E nderuara ministre Kodheli,
Në emër të kolegëve në Washington dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë më lejoni Τ’ju përgëzoj për punën Τuaj të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes si një Aleat i ngushtë NATO. Nën lidershipin Tuaj ne kemi përparuar në bashkëpunimin tonë ushtarak përmes mbështetjes që i kemi dhënë lidershipit të NATO-s në Evropë dhe Afganistan dhe kemi çuar përpara objektivat tona të përbashkëta për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për të gjithë Aleancën.
Ka qenë kënaqësi të punuarit me Ju gjatë detyrës suaj si ministër i Mbrojtjes dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi dhe bashkëpunime të tjera. Ne vlerësojmë çfarë Ju keni bërë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por gjithashtu për marrëdheniet Shqipëri-SHBA.
Edhe njëherë, urimet më të përzemërta.
Sinqerisht,
Donald Lu

Article Logic
Execution time: 0.0046250820159912