Ambasdori Lu mori pjesë në eventin e organizuar sot në Tiranë me temë “People first”- program i ceremonisë të certifikimit të studentëve në degën Hoteleri-Turizëm.
Në takimin me të rinjtë ambasadori i SHBA-së ka treguar një eksperiencë interesante nga jeta e tij personale.
“Kur isha në shkollë, çohesha çdo mëngjes në orën 5. Mësoja si të bëja bukë, biskota, tortë dhe ëmbëlsira. Ishte një punë e mrekullueshme pasi dyqani i bukës mbante erën e mrekullueshme të ëmbëlsirave. Jam i bindur se ju keni ndjekur gatim me ekspertë, të tjerë kanë mësuar rreth menaxhimit të bizneseve turistike” - tha ambasadori Lu.
Në fund kreu i ambasadës amerikane në vendin tonë ftoi të gjithë të rinjtë që të ndjekin arsimin profesional.