Duket se ambasadorët e huaj nuk kanë hequr dorë të ndjekin nga afër procesin e zgjedhjeve. Edhe kësaj radhe ambasadori amerikan Donald Lu ka vendosur të zbresë në terren dhe të ndjekë nga afër situatën e procesit të votimeve. Pas denoncimeve të bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim për raste të blerjes së votave nga kandidatët e PSsë në Shijak, ambasadori i SHBA në vendin tonë ka vendosur ta ndjekë gjendjen nga terreni.
Ai ka shkuar në disa qendra votimi në qarkun e Durrësit, një nga qarqet ku janë shënuar probleme që në orët e para të procesit të votimit.
Ambasadori Lu është fotografuar në një qendër votimi të qytetit bregdetar, teksa ndjek procesin.