Gjatë fjalimit të mbajtur ditën e sotme, në Asamblenë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, ambasadori amerikan Donald Lu, përshëndeti arrestimin e Emiliano Shullazit si dhe kërkoi nga organet kompetente të zbatojnë direktivat e tyre që çeshtja të ecë në mënyrë të pavarur.
Ambasadori amerikan në fjalën e mbajtur, vuri theksin, te Reforma në Drejtësi, të cilën e konsideroi shumë të rëndësishmë për vendin dhe u shpreh se ambasada amerikane është shumë e gatshme dhe e përkushtuar për ta përfunduar këtë reformë.
Lu tha gjithashtu se Dhoma Amerikane do të vijojë të japë kontributin e saj për Shqipërinë.