INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori Lu “thumbon” politikanët shqiptarë

Ambasadori Lu “thumbon” politikanët shqiptarë

Publikuar më: 11:04 02-06-2016

Ambasadopri Donald Lu nga kërkesa për miratimin e shpejtë të reformës në drejtësi tashmë nuk kursen as “thumbat” ndaj klasës politike shqiptare. Për kreun e diplomacisë Amerikanë, politikanët shqiptarë janë arrogante, dhe më e keqja, ata mendojnë se populli nuk e kupton reformën në drejtësi.
Donald Lu:
“Kam pasur një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk mund ta kuptojë në të vërtetë debatin për reformën në dretësi. Sinqerisht kjo është tipike për arrogancën e politikanëve dhe elitës shqiptare që besojnë se vetëm ata janë të zgjuar mjaftueshëm për të kuptuar se cfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare”.
Ambasadori Lu është i bindur se qytetarët shqiptarë e kuptojnë më së miri reformën në drejtësi, ndërsa tha se tashmë ka ardhur koha që politikanët shqiptarë të dëgjojnë popullin e tyre.
Donald Lu:
“Nga e di unë se shqiptarët e kuptojnë reformën dhe problemin e korrupsionit? Për shkak të studimeve serioze të Shoqërisë Civile. Ai është kryer në mënyrë profesionale. Raporti tregon pak përparim gjatë 12 muajve të fundit me një rënie prej 13% të njerëzve që thonë se kanë pasur një përvojë vetjake dhe të drejtëpërdrejtë me korrupsionin. Studimi vazhdon të tregojë se problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim. Ai tregon se populli shqiptar e kupton me të vërtetë se cfarë po ndodh me korrupsionin në Shqipëri. Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë ta dëgjojnë”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607