INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori Luigi Soreca, luftoni dhe dënoni kriminelët

Ambasadori Luigi Soreca, luftoni dhe dënoni kriminelët

Publikuar më: 09:31 25-01-2019

Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka përshëndetur sekuestrimin e e 5.2 mln euro pasuri në Lezhë dhe kërkon që të dënohen të gjithë kriminelët.

Në një postim në Twitter, Soreca shkruan:
"Sekuestrim i konsiderueshëm i të ardhurave të dyshuara kriminale në Lezhë nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit" nga Ministria e Brendshme. Është e rëndësishme që sekuestrimet të pasohen nga vendime përfundimtare konfiskimi. "Ndiqparanë" në luftën kundër krimit."

Llogari bankare me vlerë 5.2 milionë euro dhe 7 apartamente u sekuestruan të enjten në Lezhë në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".
Pas hetimeve të kryera me kërkesën e prokurorit Erjon Shehaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr. 17 date 23.01.2019 ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare si dhe të 7 apartamenteve në Lezhë dhe Tiranë.
Prokuroria po vijon hetimet, pasi ka dyshime se këto para janë përfituar nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike në Zvicër.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832