INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadorja e Luksemburgut: Do reduktojmë kërkesat për azil nga shqiptarët

Ambasadorja e Luksemburgut: Do reduktojmë kërkesat për azil nga shqiptarët

Publikuar më: 17:31 25-07-2017

Ambasadorja e Luksenburgut Nadia Ernzer ka folur për planin e masave që do ndërmerren për reduktimin e kërkesave për azil nga qytetarë shqiptarë në vendet e BE-së gjatë takimit që realizoi me zëvendësministren e Punëve të Brendshme Rovena Voda. Kjo e fundit priti ambasadoren e Luksemburgut dhe ndër të tjera ato folën për forcimin e bashkëpunimit. Palët ranë dakord për të iniciuar një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, për shkëmbimin e informacionit për çështjet e migracionit dhe azilit. Lidhur me çështjen e azilkërkuesve minoren, Voda informoi ambasadoren Ernzer se deklarata noteriale shoqëruese që do të plotësohet nga prindërit, do të përmbajë të dhëna të detajuara. Ato do t’i dërgohen vendeve të interesuara, nëse do të ketë shkelje të afateve. Ajo theksoi se reforma në drejtësi pritet të përmirësojë aftësinë ndëshkuese të organeve ligj zbatuese edhe në kontekstin e këtij fenomeni. Gjithashtu do të ketë një fushatë intensive për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve, për të mos shkelur rregullat e lëvizjes në zonën Shengen. Ambasadorja konfirmoi se Luksemburgu mbetet një ndër shtetet kryesore mbështetëse të Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893