INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, çfarë vendos Senati për kandidaturën e Kavalec

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, çfarë vendos Senati për kandidaturën e Kavalec

Publikuar më: 17:52 04-01-2019

Sipas ndihmësve në Komisionin e Senatit amerikan për Çështjet e Jashtme, kandidatura e Kathleen Ann Kavalec, e emëruar si ambasadore e SHBA në Tiranë, i është kthyer të enjten Presidentit Donald Trump. Të paktën kështu shkruan Zëri i Amerikës.

Kavalec u emërua nga Presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh nga ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga Komisioni i Senatit për Punët e Jashtme.

Sipas rregullave të Senatit, kur koha e pritjes për konfirmim i kalon të 30 ditët, kandidatura i kthehet presidentit, por komisioni i senatit mund ta anashkalojë këtë rregull me një votë konsensuale.

Kandidatura e Kavalec ka qenë një prej rasteve me pritjen më të gjatë për konfirmim nga ato që i janë paraqitur komisionit të senatit.

Nuk është e qartë se përse Komisioni i Senatit nuk e ka marrë në shqyrtim kandidaturën e Kavalec e cila pritet të zevnedësojë ish ambasadorin Donald Lu.

Kathleen Ann Kavalec ka shërbyer si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Punëve Ruse, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-ve në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore për Ndihmë në Byronë Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtim dhe Stabilizim.

Kavalec flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.

Article Logic
Execution time: 0.004673957824707