INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadorja franceze e ashpër! S’ka BE pa…

Ambasadorja franceze e ashpër! S’ka BE pa…

Publikuar më: 14:35 21-10-2018

Ambasadorja Christine Vasak nga Korça, ku mori pjesë në ceremoninë e 20 vjetorit të Aleancës Francë-Shqipëri kërkoi që qeveria dhe opozita të punojnë së bashku në mënyrë që zbatohen të gjitha detyrat e lëna nga Bashkimi Europian deri në 26 qershor 2019. Në këtë kohë pritet hapja e negociatave për anëtarësimin në BE. Ajo u duk e ashpër ku tha se s’ka negociata pa përfunduar detyrat e lëna.

“Po afron muaji nëntor dhe koha ikën shpejt. Konkluzionet e Këshillit të 26 qershorit duhen marrë shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare, jo vetëm me fjalë por edhe në praktikë. Mendoj se qeveria dhe opozita e dinë këtë gjë. Konkluzionet e Këshillit duhet të përkthehen në fakte. Dhe nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk merrni seriozisht në praktikë këto konkluzione për të gjitha çështjet”, tha ambasadorja e Francës.

Franca është një nder 3 vendet anëtarë të Bashkimit Evropian që këtë qershor kërkoi që Shqipërisë t’i shtyheshin e negociatat dhe në fakt kjo ndodhi. Deri vitin tjetër na mbetet të presim…

 

 

 

Ambasadorja franceze e ashpër! S’ka BE pa…

Ambasadorja Christine Vasak nga Korçë, ku mori pjesë në ceremoninë e 20 vjetorit të Aleancës Francë-Shqipëri kërkoi që qeveria dhe opozita të punojnë së bashku në mënyrë që zbatohen të gjitha detyrat e lëna nga Bashkimi Europian deri në 26 qershor 2019. Në këtë kohë pritet hapja e negociatave për anëtarësimin në BE. Ajo u duk e ashpër ku tha se s’ka negociata pa përfunduar detyrat e lëna.

“Po afron muaji nëntor dhe koha ikën shpejt. Konkluzionet e Këshillit të 26 qershorit duhen marrë shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare, jo vetëm me fjalë por edhe në praktikë. Mendoj se qeveria dhe opozita e dinë këtë gjë. Konkluzionet e Këshillit duhet të përkthehen në fakte. Dhe nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk merrni seriozisht në praktikë këto konkluzione për të gjitha çështjet”, tha ambasadorja.

Franca është një nder 3 vendet anëtarë të Bashkimit Evropian që këtë qershor kërkoi që Shqipërisë t’i shtyheshin e negociatat dhe në fakt kjo ndodhi. Deri vitin tjetër na mbete të presim…

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393