INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadorja gjermane Schütz, do njihen zgjedhjet e pa PD

Ambasadorja gjermane Schütz, do njihen zgjedhjet e pa PD

Publikuar më: 11:52 02-05-2017

Ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz, ka thënë qartë se është kundër bojkotit të zgjedhjeve nga PD. Ajo thekson se qeveria e saj do ti njohë zgjedhjet e 18 Qershorit edhe nëse nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike.
“Zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e caktuar. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje është vendim i trishtë. Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do ti njohim”, tha Schütz.
Ajo ka qënë në të njëtën linjë me Ambasadorin Amerikan, Donald Lu, i cili pak ditë më parë tha për Zërin e Amerikës se zgjedhjet do të jenë legjitime edhe nëse në to nuk merr pjesë Partia Demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0020639896392822